Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë edhe pse është larguar gjendja e jashtëzakonshme në këtë komunë situata është e mirë sa i përket menaxhimit me pandeminë Covid-19.
Ai në një intervistë për Arbresh.info, thotë se ka rrezik të përhapjes së virusit pasi që lëvizjet janë shpeshtuar.
“Komuna e Preshevës ka kaluar 6 javë në gjendje të jashtëzakonshme. Nuk kemi asnjë rast të prekur me covid-19, kjo për shkak të masave të marra, dhe gëzohemi për këtë. Këtë ua kemi borxh kufizimit të lëvizjes dhe disiplinës së qytetarëve. Kemi afër 1 javë që e kemi hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe tashmë gjithçka po vazhdon në mënyrë normale. Tani frika ime është se kjo mos po përhapet nga faktorët e jashtëm që pasi që lëvizja tashmë është e lirë. Shpresojmë që qytetarët t’i përmbahen masave dhe ruajtjes së distancës”.
Arifi rreth kësaj gjendje ka biseduar me shefin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin.
“Me kryeministrin Kurti kemi biseduar me telefon dhe përmes adresave elektronike.”
Ndryshe nga Kurti, shefi i shteti, Hashim Thaçi nuk ka biseduar me këtë, ndonëse Arifi tenton ta arsyetojë atë.
“Me presidentin Thaçi, nuk më ka thirrur asnjëherë, ndoshta prej angazhimeve të tepërta që i ka pasur”, ka thënë Arifi./Alban Begolli/arbresh.info/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...