?LIVE Isa Mustafa: Ambasadorët i informuam, nuk ishin për të ndërmjetësuar

20:48 | 28 Janar 2020
arbresh.info

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se takimi me ambasadorët e QUINT-it ka qenë informues dhe jo për të ndikuar në marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Informuam ambasadorët e QUINT-it. Jemi të bindur se zgjidhja që i kemi ofruar Vetëvendosjes i kontribuon marrëveshjes qeverisëse dhe balancon rezultatin”, është shprehur Mustafa pas takimit me Kurtin.

Ai ka lënë të hapur mundësinë për vazhduar negociatat me Kurtin.

“Mbesim të hapur nëse Vetëvendosje i pranon kushtet, dhe konsiderojmë se do të jetë një mërrëveshje që i kontribuon zhvillimit ekonomik”, deklaroi Mustafa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme