Vendim i Qeverisë që të gjithë punonjësit e sektorit publik në vend, pas datës 13 shtator, nuk do të mund të futën në vendin e tyre të punës, nëse nuk e dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë negativ në testet për Covid-19, është vendim kokë në vete dhe pa diskutim.
E si i tillë do të ketë edhe pasoja, paralajmëron kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil në Kosovë, Mursel Zymberi.
Në një intervistë për arbresh.info, Zymberi ka thënë se qeveria duhet të siguroj vaksina para se të marr një vendim të tillë.
“Vendimi i Qeverisë nuk ka bazë as ligjore, e as kushtetues. Qeveria duhet të mundohet përmes formave të tjera qoftë për ofrimin të dozave të mjaftueshme apo informimit për këtë vaksinë para se të marr një vendim që t’i largoj shërbyesit civil nga puna pas datës 13 shtator nëse s’janë të vaksinuar. Qeveria ka nxjerr vendim kokë më vetë dhe s’ka pyetur askënd”, ka deklaruar Zymberi.
Tutje ai ka shtuar se deri më tash në këtë kohë pandemie Qeveria e Kosovë nuk ka bërë asgjë që të dal në ndihmë për këtë sektor.
“Qeveria nuk ka bërë asgjë për shërbimin civil. Qeveria Hoti i ka ndarë 200 euro për punëtor social por edhe ajo s’ishte e duhura. Të gjithë kanë marrë ndihma por sektori i shërbyesve civil s’ka marr asgjë në këtë kohë pandemie”.
Ai thotë se do të shqyrtojnë të gjitha format për reagim, derisa paralajmëron se çdo punëtorë që do të largohet nga puna, Qeveria do t’i paguaj edhe për muajin e largimit.
“Do të shqyrtohen të gjitha mundësit për reagim. Cili punëtor që do të largohet kur të kthehet në punë do të kthehet më rrogë të dyfishtë dhe këtë ta dinë Qeveria. Ky shtet nuk është i kësaj qeverie, por i popullit”.
Mllefi i këtij sektori ndaj Qeveris shkon edhe më tej.
Kryetari Zymberi ka treguar se edhe dezinfektuesit e maskat i sigurojnë vetë punëtorët, e jo nga Qeveria.
“Qeveria s’u kujdes hiq për shërbyesit civil në këtë kohë pandemie“, ka deklaruar Zymberi./Vlora Selimi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...