Edhe pse kanë kaluar për më shumë se 20 vite nga lufta, ende nuk dihet për fatin e mijëra persona që konsiderohen të zhdukur. Në nderim të tyre dhe familjeve që nuk po gjejnë dritën që nga ajo kohë, sot prej orës 20:00, për dy minuta, bëhet thirrje që të ndalen dritat në të gjithë vendin.
Bajram Qerkini, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, tha se fati i të pagjeturve, është plagë e rëndë e Kosovës dhe institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në lidhje me këtë çështje
Qerkini, kërkon nga qytetarët e Kosovës që sonte t’i fikin dritat e shtëpive të tyre, për të kuptuar më mirë se si është të jetosh për 20 vite në errësirë.
“Të gjitha vizitat që i kanë bërë institucionet, gjithmonë kanë pasur fjalë të mira, edhe ne kemi pasur kërkesa por asnjëherë nuk kemi pasur diçka konkrete. Për shkak të situatës këtë vit nuk kemi mundur të bashkohemi, por, e kemi një mesazh që sonte t’i fikin dritat të gjithë qytetarët në mënyrë që të kuptojnë se si është të jetosh në terr për më shumë se 20 vite. Ne gjithmonë kemi qenë në errësire, tani dielli po nxenë, por për neve nuk është e mjaftueshme, dielli nuk na ngrohë”, tha Qerkini.
Ai më tutje, deklaron se ka kërkuar që të jetë pjesë e ekipit negociator me Serbinë.
“Gjithmonë na kanë premtuar që do të bëhet më mirë por kaluan 20 vite, nuk ka asgjë. Kemi kërkuar të jemi pjesë e negociatave me Serbinë, sepse ne i kemi dokumentet dhe ne i kemi faktet konkrete dhe ne e dimë konkretisht se çka kemi humbur. Para bombardimit, ndërkombëtarët kanë formuar një ekip për zbardhjen e fatit të pagjeturve, por që njëzet vite na kanë zhvatur dhe nuk ka asgjë konkrete. Kërkojmë ndërkombëtarët që të marrin këtë punë seriozisht, dhe t’i bëjnë presionin e duhur Serbisë për të zbardhur çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë”, u shpreh ai.
Sipas tij, kemi politikanë që nuk kanë dhënë asgjë në luftë, por sot janë “patriotë” dhe jetojnë në pasuri.
“Sot për fat të keq, nuk kemi mundur të mblidhemi por kërkojmë nga qytetarët që për dy minuta sonte t’i ndalin dritat për të pagjeturit e vendit. Institucionet nuk po bëjnë aq sa duhet. Sot ka persona që nuk ka humbur asgjë gjatë luftës, por sot shëtit në Dubai, dhe e shet veten patriot, por unë kam humbur evlatin, të përmend emra është mëkat, por ata e dinë veten”, tha Qerkini.
Ndryshe sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur./A.Begolli/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...