Kryetari Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë të dhënë për Arbresh.info, ka thënë se bashkimi i Luginës me Kosovën është një ëndërr e secilit shqiptarë, dhe kjo duhet të bëhet realitet.
“Sa i përket bashkimit të Luginës me Kosovën , është dëshirë e secilit shqiptar këtu që nga mbajtja e referendumit të vitit 1992. Por, kjo nuk ka qenë temë në tryezën e Brukselit, në Uashington e madje as në Kosovë deri në vitin 2018. Pas vitit 2018 kjo filloj të trajtohet me të gjitha qarqet e saj si temë për zgjidhjen e problemeve Kosovë Serbi”, u shpreh Arifi.
Ndryshe, ideja e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën ishte ngritur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Përfaqësuesit e këtij rajoni kishin kërkuar në Prishtinë që Parlamenti i Kosovës të miratojë një rezolutë në mbështetje të këtij synimi dhe përfshirjen në ekipin e Kosovës në bisedimet me Serbinë./Alban Begolli./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit