Të mërkurën rreth orës 23:00 në Krushevac të Serbisë është sulmuar një autobus i kompanisë kosovare të udhëtimeve “Kujtimi Tours”.
Autobusi që po udhëtonte në relacionin Gjakovë-Zagreb është sulmuar me gurë nga disa persona teksa po kalonte nëpër Serbi.
Pronari i kompanisë “Kujtimi Tours”, Kujtim Pervizaj, i ka thënë Insajderit se dy gurë e kanë goditur autobusin, njëri shumë i madh dhe tjetri më i vogël.
Pervizaj, që natën e incidentit ishte duke vozitur autobusin, ka thënë se e ka paraqitur rastin te policia serbe.
Për fat, gjatë incidentit nuk ka pasur ndonjë udhëtar të lënduar.
Pronari i “Kujtimi Tours”, duke e treguar ngjarjen për Insajderin, ka thënë se të hënën një tjetër autobus i një kompanie tjetër është sulmuar në po të njëjtin vend.
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...