​Daut Haradinaj: Pas 10 vjetësh Kosova do të jetë anëtare e NATO’s

21:20 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ushtrisë së Kosovës mund t’i ndërrohet emri në të ardhmen.

Ai ka thënë se kjo mund të bëhet me ndryshime kushtetuese.

“Në një të ardhme, kurdo që vjen ajo ditë, do të ishte mirë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se edhe sikur Kosova ta bënte ushtrinë fillimisht nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, prapë do t’i duheshin tri ligjet e miratuara javën e kaluar nga Kuvendi.

“E kemi ushtrinë, tash duhet t’i krijojmë kapacitetet”, ka deklaruar ai.

“Sot 10 vjet ne do të jemi anëtar i NATO’s me të drejta të plota, sikur çdo shtet i rajonit”, ka thënë Haradinaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme