Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Integrime evropiane koordinim të politikave dhe çështje ligjore në MASHT, Ferit Idrizi e ka denoncuar sot në polici ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi për kërcënim fizik.
Ai thotë se të mërkurën u kërcënua fizikisht nga Bytyqi pasi nuk pranoi të nënshkruante një dokument të jashtëligjshëm siç i kishte kërkuar ministri, raporton Koha Ditore.
Bëhet fjalë për një opinion ligjor të cilin e ka kërkuar ditë më parë Agjencia e Akreditimit nga MASHT-i meqë komisioni i ankesave në Agjenci jashtëligjshëm kishte akredituar programe studimore duke i marrë kompetencat e bordit.
Idrizi ka deklaruar për gazetën se opinionin nuk e kishte shkruar zyra e tij por ja kishin dërguar nga kabineti i ministrit vetëm që ta nënshkruante. Sipas tij, meqë juristët e zyrës së tij e kanë vërejtur se dokumenti nuk është i bazuar në ligj është dashur ta ndryshojnë e kjo nuk i ka pëlqyer ministrit.
“Unë sapo e denoncova rastin në polici. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, ku ministri më ka kërcënuar fizikisht. Gjatë një takimi në kabinet, kur i kam treguar se e kemi ndryshuar dokumentin sepse nuk ka qenë i bazuar në ligj, ai ja nisi me bërtit tha qu dil jashtë dhe jam përpjekur ta qetësojë ai vazhdonte me bërtit. Tha qu dil jashtë dhe ka shkua me kap shishen e qelqit me ujë që ka qenë në tavolinë dhe unë më pas kam dalë”, ka deklaruar ai për gazetën.
Gazeta ka kërkuar përgjigje nga ministri Shyqiri Bytyqi nëse janë të vërteta pretendimet e Idrizit për kërcënim fizik ndaj tij dhe nëse ka kërkuar të nënshkruajë dokument të jashtëligjshëm. Në përgjigjen me shkrim të ministrit thuhet se informata mbi bazën e të cilës gazeta i ka drejtuar pyetje është e pasaktë.
Por, nuk është përgjigjur nëse dokumenti të cilin ka kërkuar të nënshkruhet nga Idrizi nuk ishte i bazuar në ligj.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...