Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e kishte falënderuar Palmer për mbështetjen e shtetit amerikan për Kosovën.
“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa, Palmer i kishte kërkuar Mustafës që LDK-ja të ketë një rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës.
Palmer, gjithashtu, ka përsëritur përkrahjen e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat.
Së bashku me Mustafën në këtë takim kanë qenë edhe Agim Veliu, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti, ndërsa Palmer ka qenë i shoqëruar nga Colleen Hyland nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Palmer ditë me parë ka qëndruar edhe në Beograd, ku e kishte shprehur hapur mbështetjen e SHBA-së për krijimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...