Zëvendësministri i Jashtëm në detyrë, Anton Berisha, i cili është anëtarë i kryesisë së AAK-së, ka dhënë preferencat e tij për partnerët më të përshtatshëm të AAK-së në qeveri.
Berisha, në RTV Dukagjini, ka thënë se vendimi final për ekstradimin ose jo të Tomor Morinës nga Maqedonia e Veriut në Serbi do ta marrë Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të mira me shtetin fqinj dhe sipas tij edhe Haradinaj ka raporte të mira me homologun nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev dhe shpresojnë në një vendim në favor të Tomor Morinës.
Duke folur për situatën politike në Kosovë, zyrtari i AAK-së ka thënë se pavarësisht dorëheqjes së Haradinajt, nuk duhet të ketë vakum institucional në vend.
Berisha ka thënë se Presidenti duhet të shqyrtojë të gjitha opsionet kushtetuese por sipas tij barazia e partnerëve në koalicion e vështirëson ndonjë kalkulim që do të mund të evitonte zgjedhjet.
Zëvendësministri i Jashtëm në detyrë ka thënë se personalisht është që AAK të shkojë e vetme në zgjedhje për ta verifikuar veten para qytetarëve, por sipas tij pas zgjedhjeve AAK-LDK do të ishte koalicioni më stabil.
“Koalicioni i natyrshëm dhe i cili ka funksionuar më së mirë pas lufte ka qenë AAK-LDK. Personalisht kam shprehur dyshime edhe për koalicionin e fundit që ka bërë AAK. LDK-AAK do të ishte koalicioni më stabil. PDK dhe AKR kanë qëndruar gjatë në pushtet”, tha ai.
Berisha ka thënë se nuk beson në ndonjë koalicion LDK-VV, pasi sipas tij LDK është tradicionalisht e djathtë ndërsa Vetëvendosje është e majtë dhe ky bashkëpunim do të ishte i panatyrshëm.
“Konceptualisht AAK është më afër me LDK-në, edhe pse në të kaluarën mund të kenë pasur dallime në çështje të caktuara”, tha ndër të tjera Anton Berisha .
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës