Është përmbyllur sot në objektin e IPK-së në Hajvali programi i specializuar i OSBE-së për 49 zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) mbi luftimin e korrupsionit dhe rritjen e integritetit në radhët e policisë.
Gjatë dy muajve të fundit, pjesëmarrësit e këtij programi kanë ndjekur 4 module në temat: Hetimi penal i parregullsive financiare dhe korrupsionit në radhët e policisë (14-18 janar); Trajtimi dhe mbrojtja e informatorëve dhe sinjalizuesve (28 janar-1 shkurt); Analiza dhe vlerësimi i rrezikut për korrupsion në radhët e policisë (11-15 shkurt); dhe Testimi i integritetit (25 shkurt-1 mars).
“Ky program është hartuar për të rritur kapacitetet e IPK-së në ushtrimin efektiv të rolit të tij mbikëqyrës ndaj policisë”, tha Ake Roghe, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
“Përmirësimi i shkathtësive të zyrtarëve të IPK-së dhe mbajtjes së zyrtarëve policorë përgjegjës do ta shtojë besimin e publikut të gjerë se çdo shkelje nga zyrtarët policorë do të hetohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme”, shtoi ai.
Zyrtarët e IPK-së u trajnuan nga ekspertë profesionistë nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja. Ata i thelluan dhe më njohuritë rreth realizimit të hetimeve penale për pohimet për sjellje të pahijshme nga ana e pjesëtarëve të policisë; metodave për zhvillimin efektiv të hetimeve financiare sipas standardeve më të mira ndërkombëtare; trajtimit dhe mbrojtjes së informatorëve e sinjalizuesve; kryerjes së analizave dhe vlerësimeve të rrezikut; si dhe shtjelluan praktikat më të mira në lidhje me mekanizmat dhe metodat përkatëse për testim të integritetit dhe në ç’mënyrë këta mekanizma kontribuojnë në sigurimin e respektimit të standardeve më të larta etike në Policinë e Kosovës.
Programi i trajnimit u realizua me mbështetjen e Delegacionit Italian në selinë e OSBE-së në Vjenë.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...