Kjo është lista e kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-PSD

23:03 | 6 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate tashmë zyrtarisht ka vendosur për emrat të cilët do të kandidojnë për deputet nga radhët e këtij koalicioni.

Përmes një njoftimi për media ata kanë njoftuar se lista tashmë ka përfunduar dhe numrat janë zgjedhur përmes shortit.

Kësaj liste do t’i prijë kandidati për kryeministër nga ky koalicion dhe kryeministri i deritanishëm, Ramush Haradinaj.

I dyti në këtë listë do të jetë Visar Ymeri i cili më parë ka qenë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

E treta do të jetë Magbule Shkodra, pas saj vijojnë, Burim Ramadani, Anton Berisha, Shqipe Pantina, Pal Lekaj, Xhafer Gashi, Donika Kadaj-Bujupi, Dukagjin Gorani.

Ndërsa kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti do të jetë i fundit në këtë listë.

Kjo është lista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme