Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Salih Zyba ka thënë se data 14 dhjetor është e vonuar për formimin e ushtrisë.
“Edhe nëse bëhen këto ndryshime, duhet të jemi të çartë se ky nuk është formimi i ushtrisë. I mungon emri “ushtri”, por edhe elemente të tjera…Por ne pa asnjë rezervë e mbështesim këtë iniciativë që bënë avancimin e pozitës së FSK-së”.
Zyba në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është gabim nëse dikush nga politikanët tanë i referohet marrëveshjes së Kumanovës, pasi ajo marrëveshje parasheh edhe mbetjen e forcave serbe në Kosovë.
“Ne po formojmë ushtrinë për t’u përgjigjur rrethanave tona aktuale, e jo për t’i shpallur luftë Serbisë”.
Ai ka thënë se duhet pasur parasysh se trupat ndërkombëtare në Kosovë janë reduktuar ndjeshëm në raport më ato që ishin në fillim.
“Themelimi i ushtrisë është jetike për ne”, tha më tej Zyba.
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se është shqetësuese se Kosova nuk po e shton buxhetin për ushtrinë.
“Ne nuk po bëjmë mjaftueshëm për formimin e ushtrisë…Data 14 dhjetor është shumë e vonuar për të votuar ushtrinë”.
Duke folur për taksat, Zyba ka thënë se mirëpresin rritjen e mbështetjes së mundshme për Haradinajn nëse ajo bëhet në bazë të meritave, por ai thotë se dyshon se do të qëndrojë deri në fund për këtë vendim.
Ai ka thënë se në vitin 2006 kur Vetëvendosje ka marrë aksion kundër produkteve serbe, ata kane gjetur mbështetje te qytetarët dhe bizneset, por kjo mbështetje nuk na është dhënë nga institucionet qeveritare.
“Nuk është vetëm origjina e produktit që vjen nga Serbia, por shqetësuese është edhe cilësia që kanë këto produkte”
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se nëse vendoset që “zajednica” të jetë kusht për votimin e ushtrisë në do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë.
“Nëse vendoset që “zajednica” të jetë kusht për votimin e ushtrisë, ne do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë. Nevoja jonë për ushtri nuk shmanget”, tha ndër të tjera Sali Zyba.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?