Të enjten e kaluar Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Pa paralajmëruar fare, Qeveria në mënyrë unanime miratoi vendimin në fjalë përderisa paralajmërimi për transformimin e FSK-së është bërë prej shumë kohësh.
Ndërsa është zv/ministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani i cili ka thënë sot se nuk ka vend për skepticizëm dhe se transicioni i FSK-së është i sigurt dhe i pakthyeshëm, transmeton Indeksonline.
Sipas Ramadanit vendimi për procedim të Projektligjeve nga Qeveria për në Kuvendin e Kosovës nuk është as i ngutshëm dhe as i papërkrahje.
“E tëra bazohet në një punë jashtëzakonisht të detajshme, përpjekjeve të gjata, punë të përbashkët me partnerët strategjikë dhe planit të qartë 10 vjeçar.Prandaj, jemi në rrugë të sigurt. Pa asnjë dilemë” , ka thënë Ramadani.
Sipas tij Kosova po kthehet gradualisht në kontribuues për sigurinë rajonale dhe globale.
“Djemtë e vajzat e Kosovës do të jenë krah-për-krah me botën demokratike për të siguruar paqen kudo nëpër botë.
Rajoni ynë do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Qytetarët dhe komunitetet në Kosovë do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e FSK-së”, ka përfunduar Ramadani./Indeksonline/
Hovenieri e quan Gjeneralin Clark simbol të mbështetjes amer...
Austria merr fitore të rëndësishme ndaj Kazakistanit në Ligë...
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Klinë
Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi dir...
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e...
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...