Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Prizreni është Jerusalemi i PDK-së dhe premtoi përkrahje për këtë qytet edhe nëse nuk do të jetë në qeverisjen e tyre.
Ai në hapjen e zgjedhjeve të brendshme partiake në Prizren, qeverisjen komunale në këtë komunë e quajti si qeverisje e fituar pandershmërisht.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se përmes zgjedhjeve brenda partiake synojnë fuqizimin e PDK-së, dhe për këtë kërkoi mbështetjen e banorëve të Prizrenit. Sipas tij, këto zgjedhje do të sjellin ide dhe njerëz të rinj. Njëherësh, ai tha se kjo parti e njeh më së miri artin e politikës.
Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, qeverisjen aktuale të Prizrenit e quajti keqqeverisje, duke thënë se Kosova nuk do të ketë integrime evropiane pa u bërë Kadri Veseli kryeministër i Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Zgjedhor në Prizren nga radhët e PDK-së, Samir Hoxha, tha se tashmë janë bërë përgatitjet e duhura për procesin zgjedhor.
Ai tha se nën udhëheqjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, do ta marrin përsëri qeverisjen e Prizrenit, ndërkaq qeverisjen e tanishme e quajti keqqeverisje, për të cilën tha se po shuan shpresat e qytetarëve.
Po ashtu, Hoxha tha se përmes fitoreve që do të arrijnë, Kosova do ta ketë kryeministër Kadri Veselin./RTK/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?