Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se do t’u kthehet protestave, për shkak të mos realizimin e kërkesave të tyre nga institucionet qeveritare.
Sindikata e Zjarrfikësve ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në zyrat e BSPK-së do të organizohet një konferencë për shtyp ku do të informohet publiku dhe institucionet lidhur me vendimet dhe qëndrimet e Sindikatës së Zjarrfikësve që të fillojnë aplikimin e masave sindikale, “riaktivizimin e protestës”.
“Ky reagim vjen si pasojë e akumulimit të problemeve të krijuara në këtë shërbim emergjent i domosdoshëm dhe mos gatishmërisë së institucioneve për të zgjidhur problemet, të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë shërbim emergjent”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.
Zjarrfikësit edhe më parë kanë pasur protesta, ku kanë kërkuar kushte më të mira për punë dhe rritje të pagave, rregullimin e statutit të tyre./arbresh.info/
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...