Google ADS

Zjarr në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan

19:06 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Objekti ndihmës i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan në lagjen ‘Dardania’ është përfshirë nga zjarri.
Siç shihet në një video nga vendi i ngjarjes, flakët janë të përhapura në të gjithë objektin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmoj që dje ka ndodhur një zjarr në një objekt ndihmës të QMF-së në lagjen Dardania. Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia dhe Zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme të mëdha. Eksperti i zjarrit do t’i hetojë shkaqet e zjarrit”, ka thënë Hashani për kallxo.com.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme