Për mospranimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, duke e quajtur si një ngjarje mjaft zhgënjyese.
Sipas një reagimi të lëshuar nga ambasada thuhet se anëtarësimit i Kosovës në këtë organizatë do të mundësonte një bashkëpunim më të mirë ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit.
“Britania e Madhe është e zhgënjyer që kërkesa për anëtarësim në Interpol të Kosovës ka qenë e pasuksesshme në Dubai sot. Kosova ka punuar shumë për t’u bërë anëtare të Interpolit. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të mundësonte një shkëmbim më të mirë të informacionit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të përmirësonte sigurinë evropiane dhe globale. Kriminelët tashmë bashkëpunojnë lehtësisht përtej kufijve: për t’i luftuar ata në mënyrë efektive, autoritetet tona të zbatimit të ligjit duhet të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Lajm jo të mirë, mospranimin e Kosovës në INTERPOL e ka cilësuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë në një reagim, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka fajësuar Serbinë për fushatën e egër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,