Zharku thotë se Qeverisë Haradinaj i ka ardhur fundi

00:06 | 29 Janar 2019
Trina Galanxhi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, ka vlerësuar se “sipas të gjitha gjasave” Qeverisë Haradinaj po i vjen fundi.

Ai ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se “po duket” që Ramush Haradinaj shumë shpejt do të rrëzohet nga posti i kryeministrit, nga partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës.

“Kemi parë deklarata të forta prej zyrtarëve të PDK’së”, është shprehur Zharku. Ai ka vlerësuar se situata, “është keq”.

Zharku i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që të japë dorëheqje, përpara se ta rrëzojnë.

“Lëre si burrat”, i ka sugjeruar ai Haradinajt. Kësisoj, sipas Zharkut, Haradinaj do ta linte “derën çelë për bashkëpunim me krejt” në të ardhmen – duke e përfshirë edhe LDK’në.

Zharku ka shtuar se LDK’ja është e gatshme për zgjedhje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme