Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në shoqërimin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ka marrë pjesë në përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë të Prizrenit, raporton arbresh.info.
Gjatë fjalës së tij Ministri Lekaj tha të dyja qeveritë janë të dakorduar se punojnë për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe që kjo pikë kufitare të jetë simbolike.
“Më vjen mirë për bashkëpunimin në mes dy qeverive. Ne sot po e bëjmë rivitalizimin e këtij segmenti rrugor që do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e lëvizjes së qytetarëve asnjëherë nuk do të ndalemi që ky kufij të ketë vetëm simbolikën e vet. Jemi dakorduar të dy qeveritë që t’ua mundësojmë lëvizjen qytetarëve sa më të shpejtë. Ne kërkojmë nga qeveria shqiptare që të veprojnë njësoj si ne dhe të bëjnë një gjë të tillë edhe në kufirin e Shqipërisë. Çdo vendim i Qeverisë së Shqipërisë për ne është pozitive. “, tha Lekaj.
Ndërsa, ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi tha se në përpjekje të dy qeverive është arritur që Shqipëria të ketë vizitorë më shumë se 55 përqind më tepër.
“Kemi arritur që të revitalizojme këtë segment rrugor e cila është rezultat i bizneseve dhe numri i vizitorëve në Shqipëri është rritur për 55 përqind. Ne do ti përgjigjeshim kërkesës së qytetarëve për të hapur hapësira të më tejme në territorin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë që kjo pikë kufitare të jetë simbolike që është më e madhja e Shqipërisë dhe Kosovës”, u shpreh Minxhozi./Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...