Analistët e vlerësojnë si të rëndësishëm faktin se zgjedhjet në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan po mbahen në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.
Valmir Gashi nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, përmend elementet të cilat tregojnë se pse këto zgjedhje nuk mund të cilësohen plotësisht demokratike.
“Nuk pritet ndonjë ndryshim i madh nga zgjedhjet e fundit që janë mbajtur .Duke marr parasysh se kandidatët e Listës Serbe janë të ndikuar drejtpërdrejt nga Beogradi, këto zgjedhje nuk mund të konsiderohen demokratike dhe me mundësi të barabartë. Kemi parë që partitë politike tjera të minoritetit serb pas ndikimit të Beogradit, nuk morën as mundin që të garojnë në këto zgjedhje”, tha Gashi.
Analistja serbe Sanja Soverliq, ndërkaq, nuk pret ndryshime nga zgjedhjet e së dielës, siç thotë ajo me “kandidatët e vjetër”.
“Kjo është ajo për çfarë unë jam e zhgënjyer , sepse ka kandidatë nga PDK dhe Vetëvendosje, por për faktin se veriu është me shumicë serbe, është dashur të ketë edhe kandidatë të tjerë nga komuniteti serb. Prandaj unë nuk pres ndryshime pozitive dhe nuk jam optimiste për të ardhmen”, tha ajo.
Drejtuesja e Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” Ksenija Bozeviq e cila nuk i ka hyrë garës në këto zgjedhje, tha se presionet ende ekzistojnë.
Pavarësisht të gjithave, qytetarët nga veriu presin nga kryetarët që dalin fitues të kontribuojnë në zhvillimin e komunës së tyre.
“Pres që të fitojnë këta tonët kryetarët e vjetër të komunave në zgjedhje të reja që të zhvillohen komunat e veriut të Kosovës që të jetë punësim më i mirë se tani dhe të hapet ndonjë fabrikë në veri” tha ajo, shkruan rtk.
“Duhet të jemi unik dhe të qëndrojmë prapa asaj që votojmë dhe atyre që i votojmë do të thotë besimi është i dyanshëm. Shpresoj për më të mirën”, u shpreh ajo.
Analistët thonë se nëse edhe pas këtyre zgjedhjeve, situata përsëritet pra ndodh që kryetarët e sapozgjedhur të dorëhiqen, Institucionet e Kosovës, nuk duhet më të organizojnë zgjedhje.
Duhet vendosur një administrator dhe t’ju vazhdohet mandati kuvendeve komunale, pasi edhe këtë e parasheh ligji për qeverisje lokale.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...