Google ADS

Zgjedhjet, “film” me personazhe të njëjta për 20 vjet

09:25 | 14 Gusht 2019
V. S.

Është shqetësuese për demokracinë kosovare se si në çdo zgjedhje personat të cilët janë në krye të listave si dhe  favorit për postet e larta janë të njëjtit nga viti në vit.

Sipas analistit politik Fatmir Sheholli, qëndrimi i këtyre personave në krye të këtyre listave për vite më radhe flet për mos zhvillimin e demokracisë jo vetëm brenda partive, por edhe në shoqëri.

“Kosova e ka këtë treg politik që e ka, ai nuk mund të ndryshohet brenda natës e as brenda disa viteve. Establimi konstant i emrave identik në listat e partive politike për deputet dhe po ashtu për ministra në qeveri të Kosovës është shqetësuese për shoqërinë kosovare, sepse kjo flet për mos zhvillimin e demokracisë brenda partive politike e rrjedhimisht edhe shoqërisë në tërësi. Ju e dini që për shembull në Kuvendin e Kosovës ka nënkryetarë të Kuvendit i cili tash e 16 vjet është nënkryetar. Pastaj ka deputetë e deputete që janë tani e 16 vjet të njëjtit, dhe duhet kolauduar që për këtë establim permanent nuk janë fajtorë individët që tani e 16 vjet janë pjesë e Kuvendit, por është votuesi ai që nuk ka arritur të dërgojë mesazhin e çartë për ndryshime”.

Sheholli ka shtuar se si Kryeministri po ashtu edhe Presidenti nuk do të duhej të kenë të drejt për zgjedhje më shumë se dy mandate.

Ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit britanik, Ruairi O’Conell, i cili ditë më parë ka kërkuara nga qytetaret e Kosovës mos të votojnë personat “kriminel”, apo partitë që kanë kriminel brenda.

“Besoj që pavarësisht deklaratave të Ambasadorit britanik, votuesit kosovare e veçanërisht shqiptarë në Kosovë, janë të vetëdijshëm se kurrë nuk duhet votuar ata që janë në kundërshtim me ligjin.  Meqë shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj janë sipas statistikave populli më pro amerikan në botë, besojë që duhet përveç formave deklarative se jemi populli pro amerikan të zbatojmë edhe në praktikë e me ligj që  Presidenti apo edhe Kryeministri i Kosovës të mos kenë të drejtë të zgjidhen më shumë se dy mandate”, ka përfunduara ai.

Se demokracia në Kosovë është në qorrsokak e thotë edhe Blerim Burjani, analist politik.

Duke e komentuar deklaratën e ambasadorit, Burjani ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka opinion të keq për disa zyrtarë të partitive në Kosovë.

Sipas Burjani paritë si PDK, AAK, e NISMA, cilësohen si problematike në keqpërdorimin e shtetit.

“Disa lider, sidomos të PAN-it, kanë opinion të keq në bashkësinë ndërkombëtarë me vite. Ka shume ankesa vendore dhe ndërkombëtare për krahun politik PAN sëbashku të gjithë. Normal se në PAN me keqpërdorim të pushtetit, korrupsion prin PDK, NISMA dhe AAK. Këto subjekte politike cilësohen si problematike për rendin dhe ligjin dhe për zhvillimet ekonomike, e gjithçka në shtetin e Kosovës. Pra, kërkohet një ndryshim kualitativ të ndodhë. Demokracia në Kosove është në qorrsokak”.

E më mirë në lidhje me persona të korruptuar e që kanë lëndë në gjykata nuk qëndrojnë as LDK e VV, sipas Burjanit.

Sipas tij njerëzit janë lodhur duke parë tash e 20 vite fytyrat e njëjta të kandidatëve.

“LDK po ashtu ka 9 zyrtar të lartë nëpër gjykata përderisa VV cilësohet si parti ekstreme socialiste e pa aftë dhe pa njerëz që mund të qeverisin me shtetin, të papërvojë totalisht për gjithçka dhe të pa aftë për asgjë. Pra, vetëm diçka e re nëse del, pra ndonjë subjekt i ri politik me kapacitete të gjera qeverisëse, struktura biznesi, dhe bota akademike mund të sjellë ndryshimin. Ndryshe, do të mbetet ky film i njëjtë që qytetarët e shikojnë që 20 vjet, me gënjeshtra, premtime koti, pasurim pa ndal dhe pa bazë, ikje të njerëzve jashtë. Kosova ka nevojë për një kryeministër që vjen nga profili ekonomik. Kosova s’ka nevojë për pallavragji, por për njerëz që mund të sjellin zhvillimin ekonomik”, ka përfunduara Burjani.

Kujtojmë se vendi ynë pritet që në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të mbaj zgjedhjet  jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, më 19 korrik nga ky post.

E kur jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, ka qenë ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, që i është bashkuar fushatës “As unë” për mos votimin e kandidatëve për deputetë të cilët janë të korruptuar.

“Unë kurrë nuk do të votoja një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë O’Connell./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme