Partitë opozitare si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, së pari po kërkojnë zgjedhje të reja pastaj dialog sipas tyre kjo situatë e Kosovës mund të riparohet vetëm përmes zgjedhjeve.
Por a garantojnë zgjedhjet e reja përfundimin e proceseve me rendësi duke filluar dialogu me Serbinë, dhe liberalizimin e vizave, e shndrimi i FSK-së në ushtri, tregojnë deputet dhe analisti i çështjeve politike.
Në një prononcim për Arbresh.info deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, tha se zgjedhjet e reja i sheh si një mundësi që çështjet e Kosovës të kenë një qeveri të gatshme që ballafaqohet me tema të mëdha.
“Unë jam i sigurt qe me ketë qeveri asgjë nuk do arrijmë sepse është e pamundur që të arrijmë me ketë qeveri duke parë mënyrën e qeverisjes dhe raportet brenda vet anëtareve të koalicionit qeverisës, tregojnë nevojën e domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë. Çdo qeveri e re jam i sigurt qe do të jetë e gatshme të adresojë këto pika. Nëse ndërtohet koalicioni u bën ballë pazareve apo shantazheve, duke pas parasysh krejt këto situata kjo qeveri nuk do të arrij të mbijetoj as një vit. Prandaj zgjedhjet i shohë si një mundësi që qeshjet e Kosovës të kenë një qeveri tjetër që të jetë e gatshme të ballafaqohet me të gjithat temat e mëdha dhe ti adresoj ato nëpërmjet interesave të qytetareve të Kosovës”, përfundoi ai.
Edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thanë se Kosova po qeveriset nga një qeveri jo funksionale prandaj në ketë situatë akute vetëm zgjedhjet janë zgjidhje.
“Në këtë situate ku Kosova qeveriset nga një Qeveri e pakicës, nga qeveri jo funksionalë dhe nga një qeveri e pa afte. Një qeveri pa legjitimitet siç është Qeveria Haradinaj, atëherë zgjedhjet hapin rrugën e zgjidhjeve. Një raport i ri i forcave politike ne Kuvend do t’i japë drejtim te ri shume çështjeve te pazgjidhura ne Kosove, është ne raport me Serbinë por edhe për çështje te brendshme. Prandaj në ketë situate akute, zgjedhjet janë zgjidhje”, tha Selimi.
Ndërsa analisti Imer Mushkolaj, nuk mendon që kemi nevojë për zgjedhje të reja por vetëm për një pajtim mes pushtetit dhe opozitës.
“Këto qeshje mund ti përfundoj edhe qeveria aktuale vetëm nevojitet një pajtim mes pushtetit dhe opozitës nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje të reja, por vetëm mungon vullneti i partive politike, përndryshe nuk është sigurt qe zgjedhjet e reja do ti zgjidhin këto qeshje, nuk mendoj qe kemi nevojë për zgjedhje të reja për të zgjedh këto qeshje, ka nevojë vetëm për unifikim të politikes pushtetit dhe opozitës për ti quar përpara këto qeshje”, ka thënë Mushkolaj./Arbesh.info
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...