Google ADS

Zgjedhjet e parakohshme në dorën e Presidentit

09:16 | 10 Nëntor 2018
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrinë të mbledhë votat e nevojshme për të proceduar me mocionin për rrëzimin e qeverisë. Ata po mundohen të zgjasin mandatin e tyre duke mos e votuar rezolutën e opozitës, që ja ndalon presidentit, Hashim Thaçi, angazhimin në krye të negociatave në emër të Kosovës të dialogojë marrëveshjen finale me Serbinë.

Kështu beson deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, derisa shton se mos votimi i rezolutës nga ana e partive të pozitës lidhet me frikën se presidenti Thaçi mund t’i largojë nga Qeveria.

“Edhe AAK-ja e NISMA nga frika se mund t’i rrezoj nga pushteti, këta s’munden të marrin asnjë vendim. Më i zëshëm është Kryeministri, por në Kuvend partia e tij nuk guxon ta votoj për arsye se tuten se Presidenti do t’ua rrëzoj karriget. Për fat të keq Presidenti duket së është ‘kundër’ agjendave të Kosovës dhe ‘për’ agjendave të tjetër kujt,” thotë Selmanaj në një intervistë për arbresh.info.

Tutje ai ka shtuar se herën e parë rezoluta ka dështuar të miratohet për arsye se PDK-ja është tërësisht e kapur nga presidenti, Hashim Thaçi.

“Në fakt, pse dështoi rezoluta jonë është sepse ka dy arsye, sepse PDK-ja është krejtësisht e kapur nga Thaçi edhe pse thonë se janë kundër shkëmbimit të territorit, apet ata nuk guxojnë më marrë vendim,” shprehet Selmanaj.

E zgjedhjet e parakohshme sipas tij, janë të domosdoshme pasi thotë se Kosova për momentin nuk ka alternativ më të mirë përpos zgjedhjeve të reja dhe ardhjes në pushtet të një Qeverie, e cila do të mund t’i dërgonte përpara proceset e Kosovës.

“Këta janë persona që pe zhvatin  Kosovën sa po munden. Duhet një Qeveri tjetër që realizon projekte të mëdha. Serbia nuk na pengon me zhvillu ekonominë dhe spitale, e arsim më cilësorë. Për Kosovën sa më par që shkojmë në zgjedhje aq me mirë.”

Pavarësisht këtij angazhimi për një proces elektoral, LDK-ja së bashku me Vetëvendosjen po vazhdojnë të bojkotojnë seancat plenare të Kuvendit deri në një vendim rreth rezolutës për dialogun.

“Qëndrimi i LDK-së, dhe i VV-së ka dy muaj që është i qartë,  ne kemi marrë vendim mos të marrim pjesë në seanca deri sa të përfundoj seanca për rezolutën tonë, por nuk kemi bërë ndonjë bojkot seancave. Ne kemi vlerësua se nuk ka as një logjike dhe ne nëse nuk i mbrojmë kufijtë dhe ne kemi mbajtur seancën pas dy muajsh pas mbajtjes së seancës tjetër. Rezoluta jon nuk është rrëzuar dhe nuk ka pasur kuorum sepse nuk është plotësuar kushti i kuorumit,” tregon Selmanaj.

Mospajtimet rreth rezolutës po mbajnë pezull vendimin për t’i dhënë përkrahjen, ose jo, Presidentit për të negociuar çështjen e territorit./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme