Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, në emër të Ministrit Pal Lekaj, të enjten ka pritur në takim një grup nxënësish shqiptarë, të lindur dhe rritur në Kroaci, pjesë e Bashkësisë Shqiptare Prefektura e Istres-Kroaci, me ç’rast ju uroi mirëseardhje dhe vizitë të këndshme në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Kadriu i informoi nxënësit për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë ato infrastrukturore, si një ndër faktorët kryesor të lidhjes së shteteve mes vete.
Duke i dhënë këtij takimi kahje bashkëbisedimi, Kadriu falënderoi shtetin kroat për përkrahjen e dhënë shtetit kosovar, si dhe kërkoi nga nxënësit që në të ardhmen, njohuritë dhe përvojën e marrë në Kroaci, të vijnë dhe ta sjellin në Kosovë./arbresh.info
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...