Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka reaguar ndaj deklaratave te Marko Gjuriq.
Ramadani ka thënë se e vërteta është se Serbia po mohon krimet tash e 20 vjet, përcjell lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se mohimi i krimeve është krim për së dyti. Dhe, sipas tij, kjo po ndodh në sytë e krejt botës, prandaj edhe Serbia nuk mund të portretizojë Kosovën si jokunstruktive.
Postimi i tij i plotë:
Paska folur Gjuriqi, sipas traditës, sërish diçka kundër Kryeministrit Haradinaj.
E vërteta është se Serbia po mohon krimet tash e 20 vjet. Mohimi i krimeve është krim për së dyti. Dhe, kjo po ndodh në sytë e krejt botës, prandaj edhe Serbia nuk mund të portretizojë Kosovën si jokunstruktive.
Askush nuk i merr seriozisht deklaratat e Gjuriqit dhe udhëheqësve të tij.
Sepse, janë mohues të krimeve.
Deklaratat e mohuesve të krimeve në kohën e globalizmit, as nuk blihet dhe as nuk merret përnjëmend.
Vlerat e njerëzimit janë, megjithatë, mbi të gjitha. Vlerat evropiane promovojnë përgjegjësinë për krimet.
Në cilën kohë po jetojnë Gjuriqi dhe të tjerët?
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...