Google ADS

Zëvendëskryeministri Pacolli shpreh pikëllim për vdekjen e Kofi Annan

12:31 | 18 Gusht 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe njëherësh ministri i jashtëm Behgjet Pacolli ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish sekretarit të OKB-së, Kofi Annan.

Ai e ka quajtur atë një mik të Kosovës si dhe një diplomat të shquar, shkruan portali arbresh.info.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës dhe të shqiptarëve, ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, një nga diplomatët më të shquar në botë dhe një simbol karizmatik i Kombeve të Bashkuara, i cili u rrit në rangjet e tij për t’u bërë Sekretari i parë me ngjyrë i Kombeve të Bashkuara”, shkruan Pacolli.

Annan, ish diplomati nga Gana ka udhëhequr Kombet e Bashkuara nga viti 1997 deri më 2006.

Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së në vitin 2001 fitoi çmimin Nobel për Paqe. Atij iu dha ky çmim për revitalizimin e OKB-së dhe për dhënien prioritet të të drejtave të njeriut. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme