Google ADS

Zëvendëskryeministri Pacolli në Jordani, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

11:13 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli ka udhëtuar drejt Jordanisë.

Ai me ftesë të mbretit Abdullah II të Jordanisë po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, shkruan arbresh.info.

Pacolli bën të ditur që në këtë aktivitet do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

“Me ftesë mbretit Abdullahu ll, po marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani. Në këtë aktivitet të rëndësishëm do të zhvillojë takime të niveit të lartë, në interes të avansimit të raporteve të Republikës së Kosovës me vendet tjera”, bën të ditur shefi i diplomacisë kosovare.

Kujtojmë se ditë më parë zëvendëskryeministri ishte në vizitë zyrtare në Afrikë, ku u takua me shumë liderë të kontinentit ku loboi për marrëdhënie më të mira diplomatike me Kosovën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme