Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka përfituar nga dialogu me Serbinë pasi i ka kushtëzuar asaj anëtarësimin në Bashkimin Europian nëse nuk e njeh shtetësinë e vendit.
Përvec kësaj Enver Hoxhaj tha se zgjidhja e gjithë cështjes së asaj që e konsiderojnë problematike deputetët e opozitës, është hartimi i një platforme të përbashkët, njofton Klan Kosova.
”Jemi në rregull me të gjitha cka u tha. Edhe majtas edhe djathtas këtu në qendër”.
”Ku do të lëvizim këtë vend në të ardhmen. Kjo seancë mund të shndërrohet në dicka të mirë, fillim i ri, e cila është një lloj bllokade në situatën tonë të brendshme”.
”Nëse na merremi vesh se cka dëshirojmë të arrijmë. Ne jemi gati që të ulemi e të bëjmë platformë të përbashkët”.
”A po doni me qenë në proces të dialogut, apo doni të bëni vetëm deklarata”.
”Së dyti është një lloj krize e besimit të cilën nuk e marr vesh. Kushdo që është në opozitë ka krizë të vlerësimit t’ju besoj atyre që janë në pushtet”.
”Dialogu i ka kushtëzu Serbisë anëtarësimin në Bashkim Europian nëse nuk njeh shtetësinë e Kosovës”.
”Nëse me të vërtetë dëshironi të zgjidhni problemin, le të bëjmë marrëveshje”./klan kosova/
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...