Zëvendëskryeministri: Masa e sotme, përpjekje për të ndërtuar shtet të dinjitetshëm

17:18 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë e njëherësh edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka mirëpritur ngritjen e taksës ndaj mallrave serbe nga 10 për qind në 100%.

Ai ka thënë se kjo masë është në kuadër të përpjekjeve të për ndërtuar një shtet të dinjitetshëm, shkruan portali arbresh.info.

Gjithashtu ai tha se ky vendim nuk i është drejtuar popullit serb që jeton në Kosovë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që masa prej 10% të rritet në 100% është në kuadër të përpjekjeve tona për të ndërtuar shtet të dinjitetshëm.

E njëjta masë vlen edhe për shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili po vepron në sinkron me politikat e Serbisë sa i përket sjelljes ndaj Kosovës.

Vendimi i sotëm nuk i është drejtuar popullit serb që jeton në Kosovë.

Uroj dhe shpresoj që kjo masë mos të ndikoj në rritjen e çmimeve të produkteve elementare në Kosovë, sepse nuk ka arsye. Ne do të jemi pran tregtarëve, prodhuesve dhe qytetarëve në mënyrë që gjithçka siç është paraparë në vendimin e qeverisë të zbatohet në praktikë.

Votimi i sotëm në mbledhjen e Qeverisë ishte unanim, ashtu siç është unik edhe koalicioni qeverisës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme