Presidenti çek Milosh Zeman ka hedhur poshtë akuzat se ai, si kryeministër i Qeverisë çeke, i dërgoi avionët bombardues të NATO-s në Beograd dhe në Serbi, shkaku i Kosovës.
Ai në një intervistë TV Blesk ka thënë se vendi i tij kishte rënë dakord për të bombarduar Jugosllavinë, me kusht që ato të bomba të kishin vetëm objektiva ushtarake.
“Para së gjithash, unë nuk iu kam dërguar bombardues atyre”, u përgjigj Zeman në një pyetje nga një shikues nëse gjatë vizitës së tij në Beograd javën e kaluar, ai u kërkoi falje serbëve për siç u tha “dërgimin e bombarduesve për t`’i vrarë civilë, shkatërruar infrastrukturën dhe spitalet”, transmeton Klan Kosova.
“Ata u dërguan nga komanda e NATO-s por, në të vërtetë, ajo kishte nevojë për pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare. Ne atëherë ishim një anëtar i ri i NATO-s për rreth tre javë. Dhe duke qenë se askush nuk na bashkoi, ne ishim të fundit, po e përsëris të fundit, që kishim kohë që kishim hezituar të jepnim atë votë”.
Zeman theksoi se ” NATO e kishte siguruar Jugosllavinë se ajo do të bombardonte ekskluzivisht caqe ushtarake”.
“Mund të them që ai premtim nuk u përmbush,” i tha Zeman TV Blesk.
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...