Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, deklaroi se dështimi për anëtarësim në INTERPOL, tregon dobësitë institucionale.
Ai përmes një postimi në Facebook drejtoi akuza për krerët institucionalë, duke përmendur imazhin negativ të Kosovës dhe aktakuzat për korrupsion, që, sipas tij, do të çojnë në largim nga vendet perëndimore.
Postimi i plotë:
Votimi i sotëm “kunder” anëtarsimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike. Më këtë udhëheqje institucionale të dobët, me këtë imazh negativ që posedojnë këta individ, me këtë logjike të klienteles joprofesionale që udhëheqin, me njerzë shekels të ligjit dhe zhvatës të parasë publike, me njerzë plot aktakuza për korrupsion, jo që nuk do kemi anëtarsime në organizata dhe njohje shtetit të reja, por largime tjera nga vendet mike të botës përendimore.
Edhe çka duhet të bëni mē shumë që të demtoni të ardhmen e Kosovës!!!/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...