Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se deklaratat e komisionerit Johannes Hahn për çështjen e liberalizimit ishin të pritshme.
Ai më tej përmes facebook ka theksuar se fajtor për gjendjen e krijuar dhe për mosheqjen e vizave për kosovarët është vet e gjithë klasa politike kosovare, njofton Klan Kosova.
‘’Na edhe Zotin e gjuajme me gure
Po te kishim mundesi, ne momentin qe dikush na keshillon e kritikon, besoni qe edhe Zotin e kishim gjujte me gure.
Ajo çka na ka ndodhe sot, bash ka qene e ditur. Nuk mundemi me shku jo drejte Brukselit, po as ne Komoran me nje politike te tille qe e kemi ndertu qe 17 vite. Thjeshte e kemi nje Parlament qe veq per gazlotsjelles njihet ne bote.
Kemi nje qeveri me mbi 80 zevendesministera, qe e hane edhe bugjetin e Dubait, se le ma te Kosoves.
E sot, ne vend qe te ulemi e te bejme analize se pse kemi ardhe ne kete derexhe, qohemi edhe e shajme Evropen e Hanin, bane be qe ata forte e rruajne per ne.
As Zoti nuk na ka faj, as Evropa, as Serbia, po ne i kemi fajet, prandaj te mblidhemi pozite dhe opozite, te merremi vesh ne mes vete, qe pastaj te na marrin vesh te tjeret.
Evropa nuk ndine per kercenimet e Rusise e te Kines, se le ma per ato tonat. Ne flasim sikur me pas prodhu bombe atomike…’’
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...