Në kuadër të Planit të Reagimit për çështjet e migrimit, sot është mbajtur takimi me donatorë, me qëllim të identifikimit të nevojave për mbështetje dhe për të shkëmbyer përvojat për menaxhim efikas të këtij procesi.
Takimin e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar per Migrim, Izmi Zeka, i cili të pranishmëve iu dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për pjesëmarrje.
Zëvendësministri Zeka theksoi se autoritetet e Kosovës kanë përcjellë në vazhdimësi zhvillimet dhe lëvizjet e migranteve refugjateve në Regjion, që nga viti 2015 dhe në vazhdimësi kanë përpiluar dhe përditësuar Planin e Reagimit, në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe me organizatat ndërkombëtare në Kosovë.
“E kemi përditësuar Planin e Reagimit, i cili parasheh reagimin dhe koordinimin për daljen në ndihmë dhe përmbushjen e nevojave për 2500 migrantë/refugjatë gjatë të gjitha fazave të ardhjes së tyre në Kosovë. Ky plan përfshinë pritjen, regjistrimin, profilizimin, adresimin e nevojave emergjente të tyre, akomodimin, qasjen në procedurat e azilit etj”, theksoi zëvendësministri Zeka.
Zëvendësministri Zeka theksoi se në bazë të kapaciteteve tona, për të reaguar në rast fluksi, do t’iu ofrohet mbrojtje e gjithmbarshme migranteve/refugjatet dhe do të trajtohen duke respektuar të gjitha të drejtat e tyre sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit në Kosovë.
“Megjithatë, në mënyrë që të arrijmë këto kapacitete, ne shpresojmë se do të hasim në mirëkuptimin tuaj për të na u gjendur pranë, duke na ndihmuar në arritjen e kapaciteteve, respektivisht për të na mbështetur në fushat e caktuara”, tha zëvendësministri Zeka.
Në këtë takim folën edhe përfaqësuesit e IOM-it, UNHCR-së dhe organizatave tjera në Kosovë, që mbështesin procesin e migrimit dhe azilit, të cilët janë partnerë kryesorë të institucioneve në menaxhimin e këtij procesi. Ata premtuan që edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e Kosovës.
Në këto diskutime u konkludua se lëvizjet e migratntëve/refugjateve në regjion vazhdojnë, me gjithë luhatjet e trendëve. Ne këtë drejtim, Kosova mbetet si linje e komunikime në mes dy rrugëve kryesore, asaj nga Maqedonisë Veriore drejt Serbisë dhe asaj nga Shqipëria drejt malit te Zi./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...