Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë se deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, duke falsifikuar nënshkrimet, kanë bërë vepër penale dhe ata duhet të japin dorëheqje.
Ndërsa, për veten ka thënë se do të dalë i pafajshëm në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër tij, nën akuzën për mashtrim me viza.
“Ata [deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes] duhet të japin dorëheqje, para se të vijë dorëheqja morale nga deputeti Blerim Kuçi”.
Zeka në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se refuzimi që iu bë Kosovës për liberalizimin e vizave ka të bëj me problemet e brendshme që kanë vendet e BE-së.
“Na kanë thënë të presim deri në zgjedhjet e Bayernit sepse atje është një parti që ka qëndrim kundër të huajve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i NISMA Socialdemokrate ka thënë se BE-ja po ndikohet nga propaganda serbe se gjoja Kosova është një vend islamik.
“Vet zëvendësministri serb e tha se nëse Kosova do të bëhej pjesë e INTERPOL-it, ky institucion do të binte në duart e njerëzve të ISIS-it në Kosovë”.
Zeka thotë se deri më tani i vetmi që ka thyer mitin e Serbisë se Kosova është gjoja vend islamik, ishte Ibrahim Rugova.
Milaim Zeka ka thënë se ai do të jepte dorëheqje, nëse prokuroria do ta nxirrte atë fajtor për mashtrime me viza.
Të përkujtojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Milaim Zekës, Ilir Krasniqit dhe Edmond Kërliut, të cilët akuzohen për mashtrim e pastrim parash.
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...