Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për prishjen e raporteve mes tij dhe shefit të deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi.
Ai ka thënë në televizionin T7 se me Sherifin nuk ka kurrfarë komunikimi që katër muaj.
Zeka ka thënë se Sherifi e ka fyer atë, por nuk ka treguar detaje të tjera. “Më ka fyer”, është shprehur ai. “S’e lejoj as atë, as askënd tjetër të më fyejë dy herë”, ka shtuar Zeka.
“Komunikoj me pesë deputetë të tjerë shumë mirë. Komunikoj me kryetarin e partisë (Fatmir Limaj) shumë mirë”, ka thënë Zeka.
Ai ka akuzuar Sherifin se e ka shtyrë kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, që të deklarohet kundër Zekës.
Krasniqi kishte kërkuar falje ditë më parë që kishte lejuar Zekën të kandidonte për deputet nga radhët e Nismës.
“Kështu jeton Bilalli, me intriga”, ka thënë Zeka../T7/
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...