Google ADS

Zafir Berisha: Sa herë duhet me dëshmu Ramushi se është i pafajshëm

17:03 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale i ka bërë kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ka thënë se kjo ftesë është tallje me shtetin.

“Ftesa për Ramushin nga Gj.Speciale është tallje me shtetin! Sa herë duhet me dëshmu Ramushi se është i pafajshëm dhe lufta UÇK- së ka qen e drejtë!? Kjo është shantazh ndaj shtetit”, ka shkruar ai.

Berisha ka thënë se personat që e kanë votuar Specialen tani duhet të binden se kanë luajtur lojën e djallit, derisa i ka ofruar përkrahje Haradinajt.

“Ju që keni votuar Gj.Speciale a po bindeni se keni lujtur lojën e djallit? Mbaju Ramush, Kosova është me ju edhe në këtë rast”, është shprehur ai.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.

“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”ka deklaruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme