Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i ka bërë ftesë opozitës që të jenë pjesë e betejës politike e diplomatike në raport me Serbinë.
Berisha thotë se, inatet dhe interesat e tyre nuk mund të ndalin këtë përballje me Serbinë.
Lexojeni shkrimin e plotë të Berishës:
Kosova mbi të gjithë!
Opozita në Kosovë duhet të bëhet pjesë e betejës politike e diplomatike në raport me Serbin.
Ata besoi se e din mirë se inatet dhe interesat e tyre meskine për llogari të politikës së tyre ditore (që munden me qenë legjitime në rrethana tjera) nuk munden me ndaluar këtë përballje me Serbin edhe për faktin se tashmë dihet se me këtë problematik janë duke u marruar edhe faktori politik, ekonomik dhe ushtarak të cilët janë determinues të rendit të ri në botë.
Elegjit për të kaluarën e tyre të “ lavdishme” mbi të cilën aktualisht kanë formësuar qëndrimet e tyre, duhet ti mbeten historisë dhe ti kthehen realitetit sepse edhe ky proces do të kryhet si shumë procese tjera dhe ata do të vazhdojn me i thurur “lavde” vetes se si asnjë proces i rëndësishëm në historin më të re të Kosovës nuk ka ndodhur pa ta!
Një thënje popullore thotë “secili duhet me ja ditë hallin vetes”!!!
Opozita, por edhe i gjithë spektri politik e jo politik në Kosovë duhet ta din, ne nuk jemi mesi i botës apo “Pika Arhimedit”, që me i dhën vetes kaq shumë komoditet deri aty sa edhe miqët e vërtet të Kosovës me i ven në dilema se kush jemi ne dhe çka po dojmë…
Me ne apo pa ne, procest kanë me ndodhë, mirpo nuk është mirë që kur flitet për ne, ne të jemi spekator të ngjarjes (kur kemi mundësi të jemi akterët kryesor) dhe pastaj ti përkushtohemi telave të qiftelis për “ Kongrese e mledhje të Ambassdorëve”!!!
Opozita besoi se e di që tradita politike nuk ruhet duke krijuar tradita të pa qena, për hatër të ndonjë lideri inpotent në rrethanat e caktuara.
Kosova është mbi të gjithë edhe në rastin kur ne nuk na kapën “Harku i Lahutës”.
Në rrethanat nëpër të cilën po kalon Kosova, uniteti politik e qytetar, nuk duhet të mbetet frazë e fjalorit popullist.
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...