Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Ta nea”, Zaev ka thënë Maqedonia përkrah një zgjidhje pozitive për Kosovën, mirëpo se Ballkanit nuk i duhen luftëra të reja, transmeton lajmi.net.
“Qeveria e Maqedonisë mendon se Ballkanit nuk i duhen konflikte të reja. Vetëm të bashkuar ne mund të përparojmë më shpejt, dhe të përmbushim aspiratat tona për në BE. Maqedonia po ashtu përkrah një zgjidhje e cila do të ishte positive për Kosovë”, ka thënë Zaev.
Sipas tij, marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të sigurojë mirëqenien e serbëve në Kosovë si dhe të gjithë qytetarëve të saj.
“Është shumë e rëndësishme për të gjithë liderët në regjion që të jenë të bashkuar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, dhe ato janë paqja afatgjatë, bashkëpunimi regjional, zhvillimi ekonomik dhe anëtarësimi në BE”, ka përfunduar ai.
Theksojmë se kundër korrigjimit të mundshëm të kufijve tashmë ka dalë vetëm Gjermania.
Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë definuar qëndrimin sa i përket kësaj çështjeje, teksa zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar vazhdimisht se Prishtinës dhe Beogradit i duhet dhënë hapësirë që të arrijnë marrëveshje.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...