Visar Ymeri, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk po e duan rrëzimin e qeverisë.
Këtë e ka lidhur me atë që e ka quajtur “injorim të atyre pa të cilët s’mund ta rrëzojnë qeverinë”. Sipas tij, LDK-ja dhe VV-ja po e injorojnë PSD-në dhe me këtë po tregojnë se s’janë seriozë në deklaratat për të rrëzuar qeverinë.
“Po sillen në mënyrë të çuditshme dhe kundërproduktive. Po duan të harrojnë që pa PSD-në s’mund ta rrëzojnë qeverinë. Jemi faktorë. Jemi të gatshëm ta rrëzojmë dhe të diskutojmë, por s’mund të bëjnë kështu duke injoruar PSD-në. S’mund të bëjnë atë që duan pa PSD-në. Injorimi që po e bëjnë ata tregon se ata s’janë seriozë në atë që po flasin. Po të ishin seriozë nuk do të injoronin sepse do ta dinin se pa neve nuk mund ta bëjnë. Është vetëm diskurs populist për të entuziazmuar mbështetësit e tyre. S’ka plan të tyre nga A-ja te ZH-ja”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Sipas Ymerit, fuqia është në duart e opozitës dhe me 57-58 deputetë mund të ndikojnë në shumë votime. Ai ka thënë se bojkotimi i Kuvendit nga LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk është ide e mirë. Për këtë ka thënë se po dështon votimi edhe i shumë iniciativave të vetë opozitës.
Ai ka shtuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se Qeveria Haradinaj s’mund ta përfundojë mandatin.
Ka thënë se shumica e partive “kanë kokën në rërë” për shkak se kanë ikur vazhdimisht nga diskutimet për dialogun.
“Tash kur po dalin idetë e papranueshme të presidentit Thaçi, po flasin se nuk është dashur të lejohej”, ka thënë më tej ai.
Duke folur për protestën kundër korrigjimit të kufijve, protestë e organizuar nga ish-partia e tij Vetëvendosje, Ymeri ka thënë se ajo ishte për ta lartësuar këtë parti dhe figura të caktuara në të, se sa kundër idesë së Thaçit./Koha.net/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...