Ymeri: Personalisht nuk e kam problem që Albin Kurti të bëhet kryeministër

21:55 | 15 Gusht 2019
Arbresh.info

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse Isa Mustafa i LDK-së dhe Albin Kurti i Vetëvendosjen nuk arrijnë të pajtohen vetëm për pozitën e kryeministrit në rastin e mundësisë së bashkëpunimit.

Për kreun e partisë që dikur e ka drejtuar edhe vet Ymeri ka thënë se nuk e ka problem që ai të jetë shefi i ekzekutivit të ri, njofton Klan Kosova.

“Personalisht nuk e kam problem që Albin Kurti të jetë kryeministër. Po flas personalisht, jo në emër të PSD-së. Nëse i fiton votat le të bëhet” është shprehur Ymeri.

Nënkryetari i PSD-së ka theksuar se për të nuk është me rëndësi individi sa programi qeverisës.

“Për mua është me rëndësi çfarë do të bëjë ai, çfarë do të bëjë qeverisja e ardhshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme