Visar Ymeri nga Partia Social Demokrate ka thënë se bashkimi doganor Kosovë – Shqipëri, është parakusht për zhvillim ekonomik rajonal.
“Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës. Kjo ia rritë potencialin dy ekonomive tona, duke rritur intensitetin e shkëmbimeve tregtare, vëllimin ekonomik të prodhimeve vendore të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe mundësinë e ekonomisë së shkallës”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Ai ka thënë se pika e përbashkët e kontrollit në kufi është një hap drejt këtij bashkimi doganor duke përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Rama për bashkim doganor.
Ymeri ka përmendur faktin që më 5 qershor të këtij viti, me propozimin e tij, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar rezolutën e cila kërkonte nga Qeveria e Republikës së Kosovës t’i nis procedurat për unifikimin doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Një treg Kosovë-Shqipëri na vendos strategjikisht në një pozicion të favorshëm ekonomik karshi rajonit. Kështu, dhe vetëm kështu, i bëjmë ballë tendencave hegjemoniste ekonomike në rajon. Ky është parakusht për një zhvillim ekonomik të rajonit në kushte barabarësie prej të cilit përfitojnë të gjithë”, ka thënë Rama./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...