Yagcilar: Legjislacioni i ri për administratën publike mundëson rekrutimin në shërbimin civil

11:45 | 22 Maj 2019
A. B.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në këtë takim tha se legjislacioni i ri për administratën publike mundëson rekrutimin në shërbimin civil duke ofruar një proces më konkurrues.

Sipas ministrit, legjislacioni sekondar do të forcojë administratën publike dhe do ta bëjë atë më llogaridhënëse, raporton portali arbresh.info.

“Qeveria miratoi një plan 2018-2020 për zbatimin e strategjisë të administratës publike. Plani bazohet në një buxhet dhe pothuajse përmbyllet nga planet e qeverisë. Kemi punuar në sistemet strategjike. Pas një procesi të gjatë Kuvendi ka miratuar tri ligje thelbësore si ligjin e pagave, ligji për nëpunës civilë dhe ligji për administratën shtetërore”, u shpreh ministri Yagcilar.

Minsitri Yagcilar gjithashtu u shpreh se Ligji i ri për Pagat në sektorin publik krijon sistem për të gjithë njerëzit që marrin paga nga shteti. Legjislacioni sekondar do ta forcojë një administratë publike llogaridhënëse. Ai dha disa nga rezultatet e arritura ndërsa e ka vlerësuar vitin 2018 si të suksesshëm.

“68.23 për qind e MSA-së është zbatuar. 51 për qind e strategjive dhe ligjeve primare të miratuara kanë qenë subjekt i standardeve për tu përmbushur. 48 për qind e rekomandimeve të avokatit të popullit për institucionet ku institucionet janë përgjigjur pozitivisht janë miratuar. Viti 2018 në aspektin e zbatimit të reformave dhe konkluzioneve është vit i suksesshëm”, tha ministri Yagcilar.

David Cullen, nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim e Komisioni Evropian, tha se zbatimi i ligjeve nuk mund të bëhet ndaras nga ministritë, por duhet të bëhet bashkërisht ndërmjet tyre. Ai inkurajoi që të vazhdojnë me zbatim të reformave dhe ligjeve që të mos ngecin këto procese.

“Nuk mund ta bëni këtë vetëm duhet të jetë angazhim i gjithë qeverisë dhe të përfshihet në pakot ligjore që keni miratuar. Duhet të miratoni të gjithë legjislacionin sekondar. Është e rëndësishme që të gjithë ne në periudhën pesë apo dhjetë vjet të mos jemi në proces në vazhdim të pakos së reformave të administratës publike”, tha ai në këtë takim.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, tha se ministria që drejton përfunduar rishikimin e legjislacionit se sa është në harmoni me direktivat evropiane.

“MTI-ja është duke mbajtur një rol aktiv në disa procese reformuese që lidhen me reformën shtetërore MTI-ja ka hartuar ligjin për Shërbime në Tregun e Brendshëm. Ky i mundësin Kosovës që hapja e tregut të bëhet në mënyrë progresive. Bazuar në këtë ligj janë hartuar edhe dy udhëzime, për procedurën për përputhshmërinë e akteve me ligjin për shërbime dhe udhëzimi për mënyrën e funksionimi të pikës së kontaktit”, u shpreh Shala.

Ai gjithshtu u shpreh se Kosova ka negociuar edhe protokollin në kuadër të CEFTA për të vendosur një pikë të vetme të kontaktit. Është menduar të kemi edhe një portal të vetëm dhe është hartuar plani i veprimit që do jetë në shërbim të pikës së kontaktit. Ndërkaq kordinatori për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, tha se ligji për Pagat tashmë është në proces dhe në nëntor të këtij viti do të hyjë në fuqi.

“Ne kemi filluar procesin e zbatimit. Takimi i parë vendimi në qeveri është marrë dhe e dimë çka kemi me bë në draftimin e legjislacionit për hyrje në zbatim të këtyre ligjeve. Për këtë kemi marrë udhëzim të kryeministrit që të mos na rritet buxheti. Ne jemi në fazën e dytë tash, për zbatimin dhe më një nëntor ligji për paga do hyjë në fuqi me rregulloret që do derivojnë nga kjo pako”, u shpreh Tahiri.

Ndërsa ai Po ashtu, tha se me Ligjin për administratë është goditur nepotizmi. Kurse për Ligjin për Qeverinë tha se të gjithë punët kanë përfunduar vetëm do të procedohet për miratim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme