Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim nënkryetarin Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve.
Me këtë rast, z. Haliti, shprehu respektin dhe konsideratën e tij të lartë për nënkryetarin Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, z. Singer, dhe e njoftoi atë për angazhimet në Kuvendin e Kosovës, e që kanë të bëjnë me avancimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.
Duke folur për rrugën e gjatë e të mundimshme të popullit tonë gjer në realizimin e lirisë dhe të shtetësisë, nënkryetari i Kuvendit, Haliti, ndër të tjera tha: “Jemi një popull që kemi mësuar shumë nga historia e popullit tuaj, dhe ndjehemi krenar që na lidh një histori e ngjashme, e dhimbshme, por edhe krenare”.
Në vijim të takimit, nënkryetari Haliti, vuri në spikamë nevojën për mbështetjen e Kosovës nga komuniteti hebraik. Ju jemi shumë mirënjohës që mbështetja për Kosovën të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku do që është e mundshme, tha nënkryetari i Kuvendit Haliti.
Nënkryetari Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Singer, nga ana e tij, pasi falënderoi nënkryetarin Haliti, për pritjen e ngrohtë që i bëri, po ashtu shfaqi konsideratë të lartë për popullin tonë dhe historinë e tij.
Ai po ashtu, e siguroi Halitin se, ndihma dhe mbështetja për Kosovën do të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme./arbresh.info
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...