Nënkryetari i PDK-së dhe Degës së saj në Pejë, Xhavit Haliti mbi zhvillimet aktuale politike rreth procesit zgjedhor e me theks të veçantë rreth përmbylljes së listave për kandidatë.
Haliti tha se PDK është në vlugun e punës dhe është jashtëzakonisht e kënaqur me kualitetin e listës që po e finalizon. Ai shtoi se PDK po pret edhe përmbylljen e një marrëveshje-ofertë me Mimoza Kusari-Lila.
“Ne kemi pasur kontakt me Kusari-Lila. Ajo ka pasur disa probleme teknike për kandidim të saj dhe Alternativës, meqë edhe ka qenë jashtë vendit. Dera është e hapur dhe duhet veç marrëveshje e saktë. Jemi të bindur në kualitetet dhe fitoren tonë,” tha Haliti për Radio 1.
Ai ka folur edhe për vijat e kuqe të subjekteve politike ndaj PDK-së. Ai ka thënë se është me rëndësi që PDK nuk ka vënë vija të kuqe meqë, sipas tij, PDK do të jetë e para.
“PDK nuk ka vënë vija të kuqe dhe kjo është me rëndësi si parti e para që do të del. Ne e ndërtojmë qeverinë dhe normalisht do ta ndërtojmë me partitë e Kosovës. Bash me të gjitha që do të arrijmë të përbashkëta. Pse jo edhe me LDK-në, nëse na pëlqen,” shtoi Haliti.
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese