Google ADS

Wilson nga Atlantic Council lavdëron paraqitjen e Thaçit në Budva

19:54 | 1 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Zëvendëspresdenti i “Atlantic Council”, Damon Wilson, ka lartësuar qëndrimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një diskutimi sot në forumin “To be Secure”, që është mbajtur në Budva.

Duke cituar presidentin Thaçi se “izolimi i Kosovës është një formë e diskriminimit, derisa status-quo nënkupton regres dhe ngadalëson procesit të zgjerimit”, Wilson në profilin e tij në Twitter ka shkruar “Qartësi strategjike e Presidentit Thaçi”.

Ai më tej ka shkruar se presidenti Thaçi ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por vetëm një demarkim të kufirit si në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi.

Zëvendëspresdenti i “Atlantic Council”, Damon Wilson, ka qenë në një panel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Wilson para pak ditësh ishte mysafir në Prishtinë, ku zhvilloi takime me krerët e shtetit të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme