Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, njeriu që drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se, falë tyre u ndalua spastrimi etnik në Kosovë dhe se aleanca nuk kishte zgjidhje tjetër.
Clark sqaroi se, përpjekje për të shmangur luftën ishin bërë që në fillim të viteve ’90, kur Perëndimi u ndërgjegjësua mbi gjendjen e rëndë që ishte krijuar. Shefi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, George H. Bush i kishte dërguar kreut serb Sllobodan Millosheviç një paralajmërim, se do të përballej me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara nëse fillonte spastrimin etnik të shqiptarëve.
Por, Millosheviçi, nga sa pohon ish-zyrtari i lartë, refuzonte të diskutonte për Kosovën, duke e cilësuar atë si “çështje të brendshme”.
“Ne përdorëm forcën vetëm si zgjidhjen e fundit fare – shpjegon Clark. – NATO nuk mund të lejonte një raund të ri të spastrimit etnik nga serbët. Sapo kishim ndaluar një gjë të tillë në Bosnje dhe nuk mund të lejonim një përsëritje të saj në Kosovë, ndaj u përgjigjëm me forcë, edhe pasi rusët refuzuan të ndihmojnë”.
Pikëpamja e Moskës ishte se, kjo ishte “çështje e brendshme serbe” dhe nëse ata donin të vrisnin një milion njerëz, “kjo ishte e drejta e tyre”.
“Por kjo – shtoi ai, – nuk ishte pikëpamja jonë”.
Gjenerali i hodhi poshtë pohimet ruse, sipas të cilëve ka pasur shumë të vrarë nga bombat e NATO-s, se ndërhyrja e saj ishte e paligjshme dhe e padrejtë. Ai theksoi se, përpara se të goditej ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë, Millosheviçi ishte paralajmëruar në mënyrë që të shmangeshin viktimat.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030