Google ADS

Washingtoni zbulon të gjitha planet sekrete të Rusisë për të shmangur dorëzimin e Millosheviçit

12:32 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Prishtinë: 2500 parashutistë të gatshëm të lëshohen mbi qytet. Moska hedh poshtë gjithçka, por do një sektor që ta kontrollojë. Ky është programi i studiuar nga Kremlini dhe nga Beogradi. Millosheviçi reziston, Jelcini jo. Dhe të parit nuk i mbetet veçse të dorëzohet

Misteri i vërtetë dhe i pazgjidhur i krizës në Kosovë është: Pse u dorëzua Millosheviçi? Të shumta teoritë lidhur me këtë, por asnjëra vërtet bindëse. Edhe duke dashur t’i lexosh në tërësinë e tyre, nuk kuptohet se pse 79 ditët e bombardimeve ajrore kanë bërë të ngrihet flamuri i bardhë në Beograd. Analizat më të rëndësishme mund të përmblidhen kështu:

Një fitore ushtarake

Versioni i parë, fillimisht i mbështetur nga Zëdhënësi i NATO-s: Millosheviçi është dorëzuar pas eskalimit të bombardimeve të Aleancës në dëm të trupave të tij, të bëra më efikase pas ndërhyrjes së njerëzve të UÇK-së, të cilët kanë nxjerrë forcat serbe nga vendodhjet e tyre. Dobësia e kësaj teorie qëndron në vetëdijen se ushtria serbe e ka lënë Kosovën në kushte të mira, pa vuajtur kushedi se çfarë nga inkursionet ajrore të aleatëve, pavarësisht komunikatave, dhe pa pësuar humbje të konsiderueshme njerëzore apo materiale. Në një profil pastërtisht ushtarak, bombardimet kanë qenë një fiasko e vërtetë.

Një fitore strategjike

Versioni i dytë, domethënë rasti kur Zëdhënësi i NATO-s bën një hap prapa: Millosheviçi është dorëzuar prej dëmeve të pësuara prej bombardimeve ndaj infrastrukturave ekonomike serbe, dora dorës të bëra gjithnjë e më të mëdha. Edhe kjo tezë nuk qëndron, pasi bombardimet nuk e kanë minuar kurrë moralin as të popullsisë civile, as të forcave ushtarake. Përkundrazi: Milicitë serbe dukej pothuajse sikur po e prisnin momentin që NATO më së fundi do ta gjente kurajën për një sulm tokësor që të mund t’i shkaktonin, megjithëse pjesërisht, humbje të konsiderueshme aleatëve. Millosheviçi, është stërnjohur, nuk është njeri sentimental dhe aq më pak e besueshme që mjerimi ekonomik i popullit mund të ketë qenë vendimtar në dorëzimin e tij.

NATO, një armik i pamposhtur

Versioni i tretë, i hedhur në qarkullim nga Shtëpia e Bardhë: Millosheviçi është dorëzuar pasi e ka kuptuar se një sulm tokësor ishte vetëm një çështje ditësh dhe se Presidenti amerikan po bindej përditë e më shumë për domosdoshmërinë e saj. Hipotezë jo e besueshme, duke parë se kur Millosheviçi ka kapitulluar, përgatitjet për një sulm tokësor qenë akoma në një gjendje smebrionale. Dhe sidomos, pavarësisht sigurimeve të vazhdueshme të Clinton, lidershipi amerikan ishte larg nga pasja e kurajës për marrjen e përgjegjësisë së sulmi tokësor të përgjakshëm.

Një sukses politik

Versioni i katërt, i favorizuar nga Departamenti i Shtetit: Millosheviçi është dorëzuar pasi ka kuptuar se NATO, falë rakordimit të fortë diplomatk të saj, nuk do t’i pushonte bombardimet dhe se do të qëndronte khoezive deri në fund. Konsideratë ka mundësi e vërtetë, që megjithatë nuk shpjegon se pse Millosheviçi ka zgjedhur papritmas të braktisë fushën, sidomos në dritën e asaj që u tha më sipër lidhur me joefikasitetin e bombardimeve mbi trupat, mbi ekonomike dhe mbi ngurrimin amerikan për të hyrë në luftë tokësore. Një pasivitet public dhe kushtet e përgjithshme të mira të ushtrisë qenë pikat e tij të forta.

Rusia shpëton NATO-n

Versioni i pestë, i hedhur në qarkullim nga të gjithë ata që shikonin tek Rusia një aleat edhe kur, në mënyrë të qartë tregohej se nuk ishte: Millosheviçi është dorëzuar pasi më 3 qershor Rusia, pasi e ka mbështetur fuqimisht, e braktis në fatin e tij dhe zgjedh Perëndimin, duke e izoluar kështu Beogradin dhe duke e privuar faktikisht nga çdo zgjedhje alternative. Kjo analizë, e përqafuar haptazi midis të tjerëve nga Sër Michael Jackson (komandanti britanik i KFOR-it), përmban ndonjë element vërtetësie sidomos nëqoftëse lidhet me teoritë e tjera. Ama nuk hedh dritë as mbi atë se çfarë donte të fitonte Moska kur dukej se përqafonte kërkesat e aleatëve dhe kërkonte që ta bindëte liderin e Beogradit ta braktiste Kosovës, as mbi faktin se pse Millosheviçi papritmas është bërë personazh jokomod.

Përgjigja për misterin duhet gjetur në një analizë të kujdesshme kronologjike të reagimeve të Moskës ndaj krizës dhe sidomos në sjelljen dukshëm të çuditshme të Kremlinit gjatë 10 ditëve vendimtare të konfliktit, nga data 2 deri më 12 qershor. Politika ruse ndaj Kosovës mund të kuptohet më mirë në dritën e 3 fazave të mirëdalluara. E para ka qenë instinktive dhe e thellë, duke qenë se në mënyrë emotive dhe instinctive solidaritetin moskovit ndaj Millosheviçit, dënimin e sulmeve të NATO-s dhe premtimin për ta mbështetur liderin e Beogradit. Kohë përpara nisjes së bombardimeve, Duma ka bërë të ditur se do ta ndihmonte Millosheviçin në rast sulmimi. Dhe me afrimin e orës X, rusët kërkuan dënimin e Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që Kryeministri Primakov tentonte të bindëte gjermanët që të mbështesnin një propozim paqeje fuqimisht në favor të Millosheviçit. Ndërkohë shtoheshin zërat për një kontigjent vullnetarësh rusë të hyrë në Serbi me urdhërin që të ndihmonin ushtrinë serbe, dhe inteligjenca perëndimore denonconte dërgimin e pajisjeve ushtarake. Për më tepër, pozicioni rus është fotografuar shkëlqyeshëm më 25 mars nga e përditëshmja moskovite “Nezavisimaya Gazeta”. “Është në interesin rus të lejojë që Shtetet Bashkuara dhe NATO-ja, bashkë me aleatët e tyre të çmendur të të Europës Lindore e Perëndimore të shkojnë përpara me luftën në Ballkan dhe të ngecin aty. Ka nisur rënia e perandorisë amerikane”, por kur Kremlini kupton se fronti europian do të qëndrojë kompakt, atëhere ja ku skenari ndryshon dhe kalohet në fazën e dytë.

Rusia fillon të lëvizë dhe për të mos mbetur e përjashtuar nga vendimet perëndimore. Këtë e bën gjatë konsultimeve të Ministrave të Jashtëm të G-8. Chernomyrdin, ish Kryeministër, luan një rol të dorës së parë në tentativën për ta bindur NATO-n të drejtohet nga një zgjidhje politike në shkëmbim të zbutjes ruse. Në fund të majit hyn në skeenë edhe Presidenti finlandez Martti Akhtisaari, që drejton bisedimet në emër të G-8. Ndërkohë, Chernomyrdin takohet veçmas më liderin e Beogradit, ndërsa deklarimet zyrtare moskovite bëhen gjithnjë e më të ashpra. Më 26 maj Chernomyrdin boton në “The Ëashington Post” një editorial histerik, në të cilin shkruan se “Shtetet e Bashkuara e kanë humbur të drejtën morale që të jenë lideri i demokracisë botërore në dritën e bombardimeve që varrosin lirinë dhe demokracinë në Jugosllavi” dhe kërkon që Beogradi të dëmshpërblehet për të shmangir që Jelcini të ngrijë marrëdhëniet diplomatike midis rusëve dhe amerikanë deri në përfundim të bombardimeve. Të nesërmen takohet me Millosheviçin. Nga ai moment, në harkun e pak ditëve, politika ruse hyn në fazën e tretë.

Dy ditë pas daljes shpërthyese të Chernomyrdin, bëhet e njohur se diskutimi i tij me Millosheviçin ka qenë mjaft i frutshëm. Më 2 qershor, emisionet e lajmeve ruse deklarojnë se Akhtisaari dhe ish Kryeministri “i kanë paraqitur Beogradit jo një, por dy plane” dhe se “Moska e konsideron mundësoinë e një ndarjeje virtuale të Kosovës”, me një “kontigjent rus” të gatshëm që të kontrollojë verilindjen e Kosovës. 24 orë më vonë, më 3 qershor, Millosheviçi e pranon propozimin e NATO-s për tërheqjen e trupave nga Kosova, ndërsa Chernomyrdin deklaron në televizionin shtetëror rus se “me kërkesën jugosllave, edhe Rusia do të marrë pjesë në operacionin paqeruajtës”. Mëkat që ngjarjet i shpëtojnë nga dora. Më 4 qershor, ministrat rusë e Jashtëm dhe të Mbrojtjes e sigurojnë Dumën se Jugosllavia nuk du të tradhëtohet. Më 5 qershor, rusët nuk paraqiten në takimin e parë të mbajtur midis oficerëve serbë dhe atyre të NATO-s për të studiuar detajet e tërheqjes brenda një jave. Midis 5 dhe 7 qershorit, traktativat ndërpriten dhe më 10 qershor NATO shprehet në favor të një shtyjeje.

Po atë ditë, një kontigjent ushtarak rus lë vendodhjen e tij në Bosnje dhe, në marrëveshje me Serbinë, niset me shpejtësi drejt Kosovës. Kjo ndërkohë që qeveria ruse siguron Zëvendëspresidentin amerikan se trupat ruse nuk do të futen në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i beson dhe bllokon planin e komandantit të NATO-s për një sulm preventiv në Prishtinë. Në orën 1 e 30 të natës, rusët hyjnë në Prishtinë dhe, me ndihmën serbe, pushtojnë aeroportin dhe u ndalojnë hyrjen forcave të NATO-s. (Burime të inteligjencës pohojnë se rusët kanë mundur të mbështeten mbi një pajim ushtarak të dhënë nga serbët). Një kronohistori e detajuar e e këtij blici ushtarak është botuar më 14 qershor nga “Moskovsky Komsomolets”, që zbulon sesi qysh më 12 qershor një kontigjent prej 2500 parashutistësh ishte i gatshëm që të lëshohej mbi Prishtinë, ndërkohë “që tashmë ishte vendosur që Rusia të kishte një sektorin e saj” në Kosovë. Dhe në rast se Hungaria do t’ia ndalonte përdorimin e hapësirës së saj ajrore, atëhere Bullgaria do t’ia lejonte kalimin, duke i dhënë kështu jetë një korridori që lidhte drejtpërsëdrejti Rusinë me Kosovën. Domethënë, ndarja e territorit ishte caktuar tashmë në mënyrë unilaterale, i pëlqente ose jo NATO-s. I ndryshëm versioni i Kremlinit, që e hedh poshtë të ketë kërkuar lejen bullgare, përveçse rumune dhe hungareze, për të hyrë në fly zone respektive. Aq sa ta ndërpresë operacionin nga frika e rrëzimit të ndonjë avionic. Ndërkohë forcat serbe, tashmë në rrugën ë tërheqjes, e shmangin një mbështetje të hapur ndaj rusëve për të shmangur një rifillim të bombardimeve.

Gjatë një jave të tërë, Moska vazhdon të pretendojë një sector të sajin. Deri kur, më 18 qershor, pranon me gjysmë zemre që t’i shpërndajë trupat e saj në zonat e kontrolluara nga francezët, amerikanët dhe gjermanët. Operacione që të lënë të kuptosh mjaft mirë sesi dorëzimi i Millosheviçit nuk është gjë tjetër përveçse ana tjetër e medaljes e një manovre të dakordësuar midis Beogradit dhe Moskës. Po, pasi sapo kupton se nuk mund ta përçajë Aleancën, Moska vendos që të “shitet” si ndërmjetëse për Perëndimin, duke biseduar në realitet me Beogradin qysh nga fillimi. Ideja ishte ajo që të bindëte NATO-n se zgjidhja e drejtë ishte dhënia Serbisë e zonës verilindore të Kosovës, natyrisht nën kontrollin e Moskës. Një zgjidhje që do t’i jepte edhe vlerë e prestigj veprimit diplomatik rus. Por projekti ka kapitulluar pasi 3 vende të vogla europiane kanë pasur mirësinë që të mos i besojnë Moskës, ndërsa NATO nuk ka dashur të lëshojë lidhur me një sektor të kontrolluar ekskluzivisht nga rusët.

Në dritën e këtyre rrethanave, mund të thuhet se aleanca e dyfishtë serbo – ruse ka dështuar. Ndërkohë që Clinton ka luksin ta falenderojë publikisht Kremlinin për bashkëpunimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme