Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër kërkesës së kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi ndaj Qeverisë për të dal nga kriza e cila po detyrohet t’i paguaj 25 milionë e 900 mijë euro kompanisë së Devollëve, Z-Mobile.
Sot kanë dhënë edhe një ultimatum që deri të premten të gjendet një zgjidhje, në të kundërtën paralajmërojnë protesta të dhunshme.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka reaguar përmes një konference për media duke thënë se VV reagon fuqishëm kundër kërcënimeve dhe shantazheve që kjo kompani po ia bëmë qeverisë së Kosovës.
“Tash po e mësojmë edhe me mire qe kompania Devolli qëndron mbi Kuvendin e Kosovës e ka kap qeverinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë. Kërcenim i kopanise devolli po behet si shantazh për vazhdimin e kontratës edhe për 19 vitet e tjera”.
“Krejt kjo çka i ka ndodh shteti ka të bëjë me organizim në mes të kompanisë Devolli dhe bordot të telekomit të Kosovës”.
“Ne mbështesim peticionin e sindikatës së telekomit që të nderprehet kontrata me Z-Mobile”.
“Do të organizojmë një seancë të jashtëzakonshme më Kuvend dhe tjetra jemi në përgatitje të një ligji që është për ndalimin ne Kosovë të operatorëve si Z-Mobile”.
Ata kërkuan nga prokuroria e shtetit që të ndaloj këtë të keqe
Brenda kësaj jave mbi 3800 kosovarë mund të mbesin pa punë. Nëse nuk gjendet një zgjidhje, Telekomi detyrohet që t’i paguajë 25 milionë e 900 mijë euro kompanisë së Devollëve, Z-Mobile. Krye shefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi për dalje nga kriza ka kërkuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës, ndërkaq sot kanë dhënë edhe një ultimatum që deri të premten të gjendet një zgjidhje, në të kundërtën paralajmërojnë protesta të dhunshme./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/318763592134177/?notif_id=1557140812244442¬if_t=live_video_explicit
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...