Pas lajmit se Telekomi nuk do të vazhdojë marrëveshjen me Z-Mobile, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar që lënda të dërgohet urgjentisht në prokurori që të dihen dëmet që janë shkaktuar, derisa 300 mijë numrat që janë në përdorim sa më parë t’i kalojnë Valës në përdorim.
Përmes një reagimi, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë shkruar se se vendimi i sotëm është i pritur prej shumë kohësh.
Nga VV kanë thënë se kanë tre kërkesa për Telekomin pas përfundimit të marrëveshjes
“ Është urgjente të dërgohet lënda e plotë në Prokurori e edhe në Gjykata me qëllim njohjen e dëmit të shkaktuar dhe dëmshpërblimint e Telekomit të Kosovës nga Dardafone. net (ish Z-mobile), Si dhe të marrë masat e plota nëpërjet zyrës së tyre ligjore për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të padrejtë të arbitrazhit. Po ashtu i bëjmë thirrje Autoritetit Rregullativ (ARKEP) që sa më parë të ndërmarrë veprimet që 300 mijë numrat në përdorim të Z-mobile sa më parë t’i kalojnë efektivisht Valës, ashtu edhe siç i takojnë. Çdo ditë e zvarritjes së këtij procesi është vazhdim i dëmtimit të Telekomit”, thuhet në reagim.
“Çdo kërkesë e kompanisë Dardafone.net, për veprime apo kërkesa në fushën e telekomunikimeve të mos merret në konsideratë nga ARKEP për sa kohë që një seri lëndësh, raportesh, hetimesh janë duke u zhvilluar prej krimeve ekonomike deri tek Komisioni hetimor parlamentar në Kuvend.
Bordi i Telekomit dhe ARKEP janë përgjegjës që periudha e tranzicionit për numrat e ish Z-mobile të mos jenë në asnjë formë vegëz për çfarëdolloj keqpërdorimi të ri nga Dardafone.net.
Çdo shtyrje apo keqpërdorim në disfavor të Telekomit të Kosovës lidhur me këto numra që i takojnë kësaj ndërmarrje i bën përgjegjës këta zyrtarë aktualisht në detyrë”, thuhet tutje.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë shkruar se po e monitorojnë situatën në vazhdimësi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...